Barcelona e “sakrifikon” super-talentin, e ofron në marrëveshje shkëmbimi te Interi për Bastonin

Barcelona mbetet e vendosur për transferimin e Alessandro Bastoni gjatë kësaj vere, duke e konsideruar qendërmbrojtësin italian si një nga objektivat kryesorë për repartin defensiv. Sipas raportimeve nga “Diario Sport”, katalunasit kanë një avantazh të rëndësishëm në garë, pasi vetë lojtari preferon një kalim në “Camp Nou”. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çmimi i vendosur nga […]

Prill 20, 2026 - 19:30
Barcelona e “sakrifikon” super-talentin, e ofron në marrëveshje shkëmbimi te Interi për Bastonin

Barcelona mbetet e vendosur për transferimin e Alessandro Bastoni gjatë kësaj vere, duke e konsideruar qendërmbrojtësin italian si një nga objektivat kryesorë për repartin defensiv.

Sipas raportimeve nga “Diario Sport”, katalunasit kanë një avantazh të rëndësishëm në garë, pasi vetë lojtari preferon një kalim në “Camp Nou”.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çmimi i vendosur nga Inter, që kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e tij. Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë për të përfshirë lojtarë në marrëveshje për të ulur koston.

Një nga emrat që mund të përdoret si “kartë shkëmbimi” është Roony Bardghji. Sulmuesi i ri suedez nuk është i kënaqur me minutat e pakta dhe me rolin e tij si zëvendësues i Lamine Yamal, çka e bën të hapur për një largim.

Bardghji vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe shihet si një element i dobishëm në negociata.

Përveç tij, në listën e lojtarëve që mund të përfshihen në marrëveshje përmenden edhe portieri Aron Yaakobishvili, aktualisht i huazuar te Andorra, si dhe mbrojtësi Hector Fort, i huazuar te Elche.

Barcelona po kërkon të ndërtojë një mbrojtje më të fortë për sezonin e ardhshëm, ndërsa operacioni për Bastonin mbetet një nga prioritetet kryesore në merkato.