Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shumë i mirë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, tha se sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë, e cila është e ndjeshme ndaj keqpërdorimeve të mundshme. Ai tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë. Në
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, tha se sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë, e cila është e ndjeshme ndaj keqpërdorimeve të mundshme. Ai tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.
Në një intervistë për RTK2, komandanti i KFOR-it, duke folur për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se në këtë rast nuk ka pasur nevojë të dislokohet Forca e Sigurisë së Kosovës, sepse Policia e Kosovës,me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it, ka qenë absolutisht në gjendje ta menaxhojë atë situatë. Ai shtoi se për dislokimin e FSK-së ekzistojnë procedura të veçanta.
Gjeneral Barduani duke folur për sigurinë tha se situata është e qetë, por ende e brishtë, kryesisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, teksa shtoi se rreziku real për përshkallëzimin e tensioneve, përfshirë marrëdhëniet ndëretnike, sipas tij, është i lidhur me dezinformimin vend dhe në të gjithë rajonin.
Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.
“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”
Në intervistë, komandanti i KFOR-it tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.
Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se KFOR-i dënon ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok.