“Guxo është parti satelit i VV-së”, Meta me akuza për Gërvallën e Pecin: E kanë tradhtuar e shantazhuar Vjosa Osmanin
Deputeti Burim Meta ka kritikuar dy kryetarët e partisë Guxo, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin duke thënë se e kanë bërë partinë, “parti satelit të Lëvizjes Vetëvendosje”. Meta e ka shpjeguar këtë qëndrim duke theksuar se “Guxo” nuk ka arritur të mbajë identitetin e saj të pavarur. “Krijuam një mbledhje të Guxo dhe nga pikat
Deputeti Burim Meta ka kritikuar dy kryetarët e partisë Guxo, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin duke thënë se e kanë bërë partinë, “parti satelit të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Meta e ka shpjeguar këtë qëndrim duke theksuar se “Guxo” nuk ka arritur të mbajë identitetin e saj të pavarur.
“Krijuam një mbledhje të Guxo dhe nga pikat e dobëta që kam pasur partia Guxo, konkretisht dy bashkëkryetarët, natyrisht ne vendosëm që nuk mund ta mbështesim një parti, e cila është satelit e pushtetit apo e një partie tjetër, Vetëvendosjes. Natyrisht edhe kjo pamje e kësaj listë tregon më të vërtetë që është parti satelit. E cila asnjëherë më nuk ka përçuar identitetin për të cilin ne fillimisht jemi marrë vesh edhe me statutin tonë”.
“Në krijuam një organizatë të re politike në Kosovë, organizatë që pretendimin të jetë më e mira. Dhe që partia jonë ka qenë joshëse dhe ka pasur shumë interesime më kohë e më kohë që të inkuadrohen e të vijnë tek ne. Por është mbyllur dhe nuk është pranuar nga bashkëkryetarët. Të cilët ndjenin vetëm interesat e tyre personale, duke korruptuar interesat e partisë”, ka thënë Meta në Debat Plus të RTV Dukgjini.
“E kanë tradhtuar me dy këmbët e tyre… Është shantazhuar duke folur fjalë për të, që është e panevojshme më për partinë Guxo”, ka shtuar Meta.