Bashkim Ramosaj konfirmon kandidaturën: Do të jem sërish kandidat për kryetar të Deçanit – pres të jem kryetari më i votuari në Kosovë

Kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për FrontOnline e ka konfirmuar se do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të shpallen së shpejti. Ramosaj, që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është shprehur i bindur në fitoren e tij

qershor 3, 2025 - 10:00
 0  6
Bashkim Ramosaj konfirmon kandidaturën: Do të jem sërish kandidat për kryetar të Deçanit – pres të jem kryetari më i votuari në Kosovë
ramosaj:-doracaku-per-edukimin-seksual-s’mund-te-lejohet-te-perdoret-ne-shkolla

ramosaj:-doracaku-per-edukimin-seksual-s’mund-te-lejohet-te-perdoret-ne-shkolla


Kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për FrontOnline e ka konfirmuar se do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të shpallen së shpejti.

Ramosaj, që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është shprehur i bindur në fitoren e tij, duke theksuar se ka mbështetjen e qytetarëve dhe besimin për të vazhduar punën e nisur.

“Do të jem kandidat për kryetar të Deçanit. Besoj se do të jem prapë kryetar i Deçanit, për ndryshe nuk isha hy në garë. Pres të jem kryetari më i votuar në Kosovë,” ka deklaruar Ramosaj.

Pavarësisht konkurrencës që pritet në këtë komunë, përfshirë emrat e përmendur si Natyra Kuçi nga PSD dhe Shkumbin Demalijaj nga Iniciativa e Deçanit, Ramosaj shfaqet i sigurt për fitoren.