Bastisje në 16 lokacione, keqpërdorime dhe marrëveshje të fshehta në Departamentin e Punëve të Përgjithshme në MPB
Zyrtarët policorë nga Departamentet për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, dje (05.02.) pas udhëzimeve të Prokurorit Publik kompetent dhe në lidhje me veprimet para-hetimore lidhur me funksionimin e Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Brendshme, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka kryer bastisje në 16 […]
Zyrtarët policorë nga Departamentet për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, dje (05.02.) pas udhëzimeve të Prokurorit Publik kompetent dhe në lidhje me veprimet para-hetimore lidhur me funksionimin e Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Brendshme, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka kryer bastisje në 16 lokacione, transmeton Portalb.mk.
“Aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Publike lidhur me një rast që është në procedurë para hetimore dhe për keqpërdorim dhe marrëveshje të fshehtë ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe punonjësve të Departamentit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me një prokurim publik për nevoja të Ministrisë. Njëkohësisht janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacion i gjerë, i cili do të jetë pjesë e analizave dhe ekspertizës së mëtejshme, si dhe janë kryer biseda zyrtare me disa persona”, thonë nga MPB.
Për rastin në fjalë informoi dje edhe Prokuroria nga ku thanë se Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka filluar procedurë para-hetimore për keqpërdorime që kanë të bëjnë me prokurimin publik për servisim të automjeteve zyrtare. Në hetim janë përfshirë edhe një pjesë e punonjësve të Departamentit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrata me operatorë ekonomikë.
“Deri në këtë moment janë kryer bastisje në 16 lokacione, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe sipas kërkesës së prokurorit publik. Procedura është në një fazë të hershme dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme për momentin. Megjithatë, qëllimi i hetimit është të hetojë dyshimet për abuzime dhe kontrata të paligjshme që kanë të bëjnë me prokurimin publik”, tha Prokuroria.
MPB kreu aksionin e gjerë që përfshin bastisje në zyrat e zyrtarëve të lartë, si dhe në qendra të njohura të servisit të makinave, të cilat deri në atë kohë kryenin servisin e automjeteve të policisë.
Nga hetimi u zbuluan parregullsi të rënda, ku automjetet mbetën në gjendje defekti prej muajsh, e disa nuk po riparoheshin. Gjatë hetimit u konstatua gjithashtu se disa punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe operatorë ekonomikë kanë negociuar tendera të rinj të dëmshëm për buxhetin e shtetit.
Ky veprim i Ministrisë së Brendshme është pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar korrupsionin dhe parandalimin e abuzimeve në institucionet shtetërore.