Dy raste të vdekjes me grip, në Maqedoninë e Veriut numri i të sëmurëve vazhdoi të rritet
Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste të gripit për të sëmurët nga gripi dhe sëmundje të ngjashme. Janë evidentuar dy raste të vdekjes të asocura me grip. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë dhe në Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit […]
Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste të gripit për të sëmurët nga gripi dhe sëmundje të ngjashme. Janë evidentuar dy raste të vdekjes të asocura me grip. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë dhe në Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit, informojnë pasdite nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), raporton MIA.
Të raportuarit 3.036 raste janë për 61,7 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të raportuar këtë javë krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar, është rritur për 83,7 për qind. Në krahasim me numrin për javën e pestë të krizës epidemike tipike – të modeluar nga 14 sezonët e fundit, është rritur për 35,4 për qind.
Nga rastet e reja, në krahasim me distribuimin sipas moshës, 1.650 persona janë të moshës nga 15 deri në 64 vjet. Fëmijë të moshës nga pesë deri në 14 vjet janë 720, ndërsa 412 janë deri në katër vjet. Virusi është regjistruar te 254 persona të moshës mbi 65 vjet.
Të sëmurët janë regjistruar nga 29 QSHP/NJR, Shkup-978, Kavadar-327, Strumicë-320, Kumanovë-168, Ohër-156, Manastir-143, Shtip-103, ndërsa në vendet tjera, numri i të sëmurëve është më i vogël ose njëjtë në njëqind. Në katër njësitë raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në gjashtë – sezonal, në nëntë – mesatar, në pesë – i lartë dhe në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë, Strumicë – aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit, sipas të dhënave nga ISHP.
Gjatë kësaj jave, janë paraqitur dy raste të vdekjes të lidhura me gripin. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 59 deri në 77 vjet nga Shkupi dhe Shën Nikolla, të cilët janë hospitalizuar në KSIGJF dhe SP-Shtip.
Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin arrin 8.734, sipas të dhënave të ISHP-së.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në krahasim me modelin e 14 sezoneve të fundit, regjistrohet rritje prej 11,9 për qind.
Instituti rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër gripit. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së: të moshuarit – mbi 65 vjeç, fëmijët nga gjashtë deri në 59 muaj, personat mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Që nga java e pestë, gjithsej 72. 373 persona në vend janë vaksinuar me vaksina falas ose komerciale kundër gripit.
Kujtojmë se sipas autoriteteve, kulmi i të sëmurëve pritet në mesin e muajit shkurt. Fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip.