BDI denoncon: Tabela e re për në Strugë – Shqipja e përjashtuar në mënyrë të turpshme

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së një tabele të re rrugore në aksin rrugor drejt qytetit të Strugës, e cila, është shkruar vetëm në gjuhën The post BDI denoncon: Tabela e re për në Strugë – Shqipja e përjashtuar në mënyrë të turpshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 30, 2025 - 20:00
 0  3
BDI denoncon: Tabela e re për në Strugë – Shqipja e përjashtuar në mënyrë të turpshme

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së një tabele të re rrugore në aksin rrugor drejt qytetit të Strugës, e cila, është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze, duke përjashtuar në mënyrë të hapur gjuhën shqipe, përkundër statusit të saj zyrtar, transmeton Flaka

Sipas BDI-së, ky veprim përbën një nënçmim të rëndë institucional ndaj gjuhës shqipe dhe një shkelje flagrante të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton përdorimin zyrtar të shqipes në të gjitha shënjimet publike, në vendbanimet ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë – siç është rasti i Strugës dhe rrethinës së saj.

Kjo tabelë nuk është gabim teknik, por politikë e qëllimshme për të fshirë gjuhën shqipe nga hapësirat publike. Është degradim i pastër dhe mesazh përjashtues për qytetarët shqiptarë.

Nga kjo parti kërkohet heqja e menjëhershme e tabelës dhe zëvendësimi i saj me një variant që respekton dispozitat ligjore dhe realitetin multietnik të shtetit.

Reagimi vjen në një kohë kur tendencat për marginalizimin e shqiptarëve në institucionet publike dhe hapësirat zyrtare janë bërë gjithnjë e më të dukshme, veçanërisht pas formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj.

“Në vend që të ndërtojmë bashkëjetesë të drejtë, po kthehemi mbrapa në kohë. Heshtja e institucioneve ndaj këtij skandali është alarm për gjithë shoqërinë,” përfundon deklarata e BDI-së.

Fotografia e tabelës, që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, ka shkaktuar indinjatë të gjerë dhe është cilësuar si “simbol i fytyrës së vërtetë të qeverisë së re” që, sipas kritikëve, po përjashton në heshtje gjithçka që është shqiptare. Flaka

The post BDI denoncon: Tabela e re për në Strugë – Shqipja e përjashtuar në mënyrë të turpshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .