BDI kritika qeverisë, VLEN BDI-së!
BDI kritika qeverisë, VLEN BDI-së! Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e The post BDI kritika qeverisë, VLEN BDI-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI kritika qeverisë, VLEN BDI-së! Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%.
Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%.
Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive.
Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë.
Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e cmimit të energjisë elektrike si dhe cmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend.
Kurse VLEN në një kumtesë për media thotë se “BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale”.
Nga VLEN thonë se “myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit”.
“Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë abaziane” për të marrë dënim me kusht për marrje ryshfeti për lehtësimin e procedurës për një person të akuzuar për kontrabandë me cigare”.
“Sinonim për “mykun e BDI-së” është të nxjerrësh tre akte juridike për të detyruar sistemin e drejtësisë të ekstradojë një ish-luftëtar të UÇK-së në Serbi, para se të shprehet Gjykata Supreme, vetëm për të shkaktuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in”.
“Sinonim për “mykun e BDI-së” është të paralajmërosh se do të largohesh nga BNJVL-ja gjoja për shkak të diskriminimit të komunave që drejtohen nga kryetarët e tyre, por të mos kesh dinjitet, nder dhe fytyrë të distancohesh nga Ramiz Merko pasi dihet mirëfilli se është futur në listën e zezë të SHBA-së”, thonë nga VLEN.
The post BDI kritika qeverisë, VLEN BDI-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .