BDI për akuzat e Mickoskit për destabilizim: Ne jemi garant i paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate i është përgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski i cili sot përsëriti qëndrimin se kjo parti po synon destabilizimin dhe se këtë skenar do ta ndërmarrë për të mbrojtur bizneset e tyre. “Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe […] The post BDI për akuzat e Mickoskit për destabilizim: Ne jemi garant i paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane appeared first on InfoShqip.com.

gusht 6, 2024 - 02:30
 0  6
BDI për akuzat e Mickoskit për destabilizim: Ne jemi garant i paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate i është përgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski i cili sot përsëriti qëndrimin se kjo parti po synon destabilizimin dhe se këtë skenar do ta ndërmarrë për të mbrojtur bizneset e tyre.

“Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.

Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!”, theksoi BDI. /INA/

The post BDI për akuzat e Mickoskit për destabilizim: Ne jemi garant i paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane appeared first on InfoShqip.com.