Është rritur numri i të sëmurëve nga gripi, më shumë të infektuar ka në Shkup
Numri i të sëmurëve me grip në periudhën 6-12 janar krahasuar me javën e parë të janarit është rritur me 3.2 herë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Janë raportuar 1.053 raste të gripit ose sëmundjeve të ngjashme me gripin, transmeton Portalb.mk. Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është […]
Numri i të sëmurëve me grip në periudhën 6-12 janar krahasuar me javën e parë të janarit është rritur me 3.2 herë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Janë raportuar 1.053 raste të gripit ose sëmundjeve të ngjashme me gripin, transmeton Portalb.mk.
Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra është tejkaluar pragu i hyrjes në sezonin e gripit, thekson ISHP.
Sa i përket moshës së të sëmurëve, 633 persona janë nga 15 deri në 64 vjeç, 179 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 144 janë deri në katër vjeç. Nëntëdhjetë e shtatë janë mbi 65 vjeç.
Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup – 305, pasuar nga Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me 66, Kavadari me 62, ndërsa në qytetet e tjera numri i të sëmurëve është më pak ose i barabartë me pesëdhjetë.
“Ka një rritje të numrit të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është mbi kufirin javor për aktivitet sezonal për herë të parë këtë sezon. Rezultatet e marra nga mikëqyrja virologjike e gripit tregojnë se ka aktivitet rajonal të virusit të gripit. Përqindja e pozitivitetit është mbi 10 përqind për herë të parë këtë sezon. Sipas këtyre të dhënave, Republika e Maqedonisë së Veriut ka intensitet mesatar të virusit të gripit”, konstaton ISHP.
Nga aty kujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive ndaj kësaj sëmundjeje.
Në javën e dytë të vitit, gjithsej 72,318 persona janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale të gripit.