BE e ngazëllyer me Murtezanin: Plan ambicioz për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut!

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar me tone pozitive punën e ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani. Një ndër vlerësimet më të spikatura erdhi nga Gert Jan Koopman, zyrtar i lartë i BE-së, i cili pas një takimi të frytshëm me ministrin Murtezani, shprehu hapur admirimin e tij. Në një postim në profilin […] The post BE e ngazëllyer me Murtezanin: Plan ambicioz për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut! appeared first on InfoShqip.com.

shtator 6, 2024 - 17:00
 0  10
BE e ngazëllyer me Murtezanin: Plan ambicioz për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut!

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar me tone pozitive punën e ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani. Një ndër vlerësimet më të spikatura erdhi nga Gert Jan Koopman, zyrtar i lartë i BE-së, i cili pas një takimi të frytshëm me ministrin Murtezani, shprehu hapur admirimin e tij. Në një postim në profilin e tij në platformën X, Koopman përgëzoi Murtezanin për energjinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur, duke theksuar se investimi në adoptimin e planit ambicioz rritës të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një hap madhor drejt realizimit të objektivave strategjike të vendit.

Koopman theksoi se kontributi i Murtezanit është thelbësor për përshpejtimin e procesit të integrimeve dhe se BE-ja do të mbështesë çdo nismë që promovon stabilitetin dhe progresin në rajon. Kjo është një njohje e rëndësishme për rolin që ministri ka luajtur në koordinimin e reformave të nevojshme për të avancuar agjendën evropiane të vendit.
Në përgjigje të këtij vlerësimi, ministri Orhan Murtezani reagoi po ashtu përmes platformës X, duke theksuar: “Ne do të mbetemi të përkushtuar drejt realizimit të qëllimit final, anëtarësimit në BE”.

Ai gjithashtu rikujtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e angazhuar për të përmbushur objektivin strategjik të integrimit të plotë në BE, duke siguruar se çdo hap të jetë në përputhje me standardet dhe kërkesat e Unionit.

Murtezani, më herët, kishte promovuar draft-agjendën e reformave për periudhën 2024-2027, ku përfshihen një sërë masash për përmirësimin e infrastrukturës institucionale dhe ligjore, duke forcuar transparencën dhe llogaridhënien. Ky plan synon të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të sigurojë që Maqedonia e Veriut të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

The post BE e ngazëllyer me Murtezanin: Plan ambicioz për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut! appeared first on InfoShqip.com.