Bebe Rexha rikthehet në vendlindje e saj në Dibër pas 12 vitesh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh. Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj. Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në […] The post Bebe Rexha rikthehet në vendlindje e saj në Dibër pas 12 vitesh appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 30, 2024 - 04:30
 0  4
Bebe Rexha rikthehet në vendlindje e saj në Dibër pas 12 vitesh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.

Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

“Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”,- shkruan Bebe.

The post Bebe Rexha rikthehet në vendlindje e saj në Dibër pas 12 vitesh appeared first on InfoShqip.com.