Mujaj: Procesi zgjedhor në Kosovë kaloi mirë, me vetëm disa raste të vogla parregullsish

Drejtori i OJQ-së “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, në një deklaratë për emisionin Gazeta, ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë. “Ne e kemi parë gjatë gjithë kohës, prej orës 7 si çdo herë kemi qenë pjesë e këtij monitorimi dhe deri vonë, deri në

Nëntor 10, 2025 - 19:30
 0
Mujaj: Procesi zgjedhor në Kosovë kaloi mirë, me vetëm disa raste të vogla parregullsish
Mujaj: Procesi zgjedhor në Kosovë kaloi mirë, me vetëm disa raste të vogla parregullsish

Mujaj: Procesi zgjedhor në Kosovë kaloi mirë, me vetëm disa raste të vogla parregullsish

Drejtori i OJQ-së “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, në një deklaratë për emisionin Gazeta, ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë.


“Ne e kemi parë gjatë gjithë kohës, prej orës 7 si çdo herë kemi qenë pjesë e këtij monitorimi dhe deri vonë, deri në përfundim të votimit, kemi qenë në terren. Përpos bashkëbisedimit me të gjitha institucionet tjera relevante, kemi ardhur në përfundim se kemi pasur një palë zgjedhje shumë të mira. Gjithçka, përveç disa rasteve të vogla që nuk kanë peshë të madhe në raport me procesin zgjedhor, ka qenë në rregull”, u shpreh Mujaj.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve janë evidentuar vetëm katër ose pesë raste të fotografimit të votës në tërë territorin e Kosovës, duke theksuar se këto raste janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit.