Hill: Përveç Millosheviqit, askush s’tha që Thaçi u përfshi në tortura ose abuzime, as Rugova s’e përmendi kurrë
Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha se Sllobodan Millosheviqi e kishte përshkruar Hashim Thaçin si ushtar të ashpër dhe i kishte thënë se ishte përfshirë në tortura e abuzime me serbë. Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se s’i kishte besuar atij dhe se


Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha se Sllobodan Millosheviqi e kishte përshkruar Hashim Thaçin si ushtar të ashpër dhe i kishte thënë se ishte përfshirë në tortura e abuzime me serbë.
Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se s’i kishte besuar atij dhe se askush tjetër nuk ia kishte thënë këtë.
Tha se ishte takuar shpesh me Ibrahim Rugovën dhe ai mund “të denonconte njerëzit me emër, dhe nuk e ka bërë këtë”.
“Ky qëndrim i Millosheviqit, që ai kishte, që ata kishin, ishte qëndrimi i tij se shqiptarët nuk mund të mblidhen kurrë së bashku dhe të bienin dakord për asgjë. Ishte më shumë një lloj ofendim, sharje mbi baza etnike sesa vlerësim i të dhënave apo informacioneve”, tha Hill.
Ai tha se e dinte se ai “nuk ishte takuar kurrë me z. Thaçi”.
“Preferova që të kem vlerësimin tim”.
