“Bëje ashtu” – mësuesja e shkollës ISP dëgjohet në video duke i folur nxënësit 6-vjeçar, të cilin e incizon teksa prek organin gjenital

Një rast tronditës është zbuluar në shkollën private ISP në lagjen Marigona, ku një mësuese e klasës së parë dyshohet për një akt të rëndë ndaj një nxënësi vetëm 6-vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, më 30 maj 2025, mësuesja N.S. ka incizuar me telefonin e saj personal një video ku shfaqet nxënësi D.D., duke kryer […]

qershor 10, 2025 - 12:30
 0  8
“Bëje ashtu” – mësuesja e shkollës ISP dëgjohet në video duke i folur nxënësit 6-vjeçar, të cilin e incizon teksa prek organin gjenital

Një rast tronditës është zbuluar në shkollën private ISP në lagjen Marigona, ku një mësuese e klasës së parë dyshohet për një akt të rëndë ndaj një nxënësi vetëm 6-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 30 maj 2025, mësuesja N.S. ka incizuar me telefonin e saj personal një video ku shfaqet nxënësi D.D., duke kryer veprime të pahijshme në klasë.

Në videon që i ka dërguar më pas nënës së fëmijës, dëgjohet zëri i mësueses teksa i drejtohet fëmijës me fjalët “bëje ashtu”, ndërsa djali shihet duke e prekur organin e tij gjenital – një moment që ka tronditur jo vetëm prindërit, por edhe hetuesit që janë përballur me materialin.

Pas marrjes së videos, nëna e fëmijës, e tmerruar nga ajo që pa, së bashku me bashkëshortin, është drejtuar menjëherë në polici. Rasti është trajtuar me urgjencë nga njësia e hetimeve, ndërsa pas konsultimeve me prokuroren kujdestare, është hapur shënim zyrtar dhe janë intervistuar palët e përfshira.

Më 09 qershor, pasi janë siguruar deklaratat përkatëse dhe materiali provues, Prokuroria e të Miturve ka autorizuar hapjen e hetimeve penale ndaj mësueses N.S. për veprën “Degradimi i integritetit seksual”, ndërsa e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të thellë dhe kërkesa për përgjegjësi të menjëhershme institucionale, përfshirë nga ana e shkollës ISP. Familjarët e fëmijës kërkojnë drejtësi dhe garantim të sigurisë për fëmijët në institucionet arsimore.