Bekteshi: Pres që nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të jetë më i lirë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk beson që energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe se pret që komisioni rregullator i energjetikës të marrë një vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve dhe përveç kësaj, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin e qeverisë teknike, e cila […]

qershor 20, 2024 - 22:01
 0  5
Bekteshi: Pres që nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të jetë më i lirë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk beson që energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe se pret që komisioni rregullator i energjetikës të marrë një vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve dhe përveç kësaj, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin e qeverisë teknike, e cila rriti çmimin me të cilin Elektranat e Maqedonisë së Veriut ofron energji elektrike për furnizuesin universal dhe uli përqindjen e mbulimit të nevojave të tregut të rregulluar.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

Ministria e Ekonomisë synon gjithmonë që të ketë shpenzime sa më të ulëta, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve. Ne kishim qëndrim që EMV duhet të mbulonte 100 % të nevojave të furnizuesit universal, por ai qëndrim nuk u pranua në vendimin e qeverisë. Në pjesën e çmimit dhe në pjesën e përqindjeve, qëndrimet merren në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nuk kam të drejtë t’i them publikisht, por janë afërsisht ato që dihen nga opinioni. Pres që Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili është institucion i pavarur, të marrë një vendim të duhur që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve”.

Bekteshi tha se sipas asaj që ka vënë re në programin e qeverisë së re në sektorin e energjisë, ka masa që janë në vazhdim dhe të cilat ata si ministri i kanë mbështetur në vazhdimësi dhe theksoi se është i bindur që nëse masa të tilla zbatohen në mënyrë të duhur, nga 1 janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Në tenderin e furnizuesit universal, EMV ofroi çmimin prej 60 euro për megavat orë dhe mbulimin e 85 % të nevojave të tregut të rregulluar. Deri më tani i shiste energji elektrike furnizuesit universal me 57 euro për megavat orë dhe mbulonte 100 % të nevojave të tregut të rregulluar.