Albin Kurti mban fjalim në Bosnjë, Martin Berishaj e përcjell nga rreshti i parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në një organizim të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99” në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë vizitës së tij, ai është parë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha. Berishaj ndërkaq, është parë duke përcjellë edhe fjalimin e Kurtit, në disa pamje

dhjetor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Albin Kurti mban fjalim në Bosnjë, Martin Berishaj e përcjell nga rreshti i parë
albin-kurti-mban-fjalim-ne-bosnje,-martin-berishaj-e-percjell-nga-rreshti-i-pare

albin-kurti-mban-fjalim-ne-bosnje,-martin-berishaj-e-percjell-nga-rreshti-i-pare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në një organizim të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99” në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë vizitës së tij, ai është parë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha.

Berishaj ndërkaq, është parë duke përcjellë edhe fjalimin e Kurtit, në disa pamje të publikuara nga “Radiosarajevo”.

“N1” boshnjak raportoi se Kurti nga atje ka thënë se ka shkuar në Sarajevë si “mik dhe partner”. Mes tjerash, ai u shpreh se Kosova “i ka borxh Bosnjës”.

“Sarajeva është gjashtë orë larg nga Prishtina, por për të ardhur këtu, na është dashur të kalojmë barrier të kufizimeve të vizave. Ju sjell të fala nga Kosova, një mik të cilit i është mohuar miqësia për një kohë të gjatë. Ne kemi vendosur që ta zbatojmë marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftim. Bosnja dhe Kosova janë të lidhura jo vetëm përmes historisë, por edhe nga një e kaluar e dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i ka borxh Bosnjës. Më së shumti, për shkak të tmerreve që bota pa në Bosnjë e Hercegovinë, e që më pas u parandaluan në Kosovë.NATO ndërhyri në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës.” – ka thënë Kurti.