Bëri bujë me historinë e saj në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në lidhje dashurie me Bes Kallakun?
Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila. Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës. Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur […]
Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila.
Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës.
Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re! Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen” ”, Çiljeta Kormuzi. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Atë kohë Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat. Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.
Rrugëtimi i saj në këtë program ishte i shkurtër, pikërisht për problemet që hasi nga familja e ish-bashkëshortit. Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale dhe kështu lindi dyshimi se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund martesës së tyre prej disa kohësh. Ish-çifti është në qendër të mediave rozë e tashmë flitet se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.
Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi, e cila ka postuar një foto me Besin.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.