Berisha bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së: Regjimi ka errësuar ëndrrat tuaja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD-së. Përmes një lidhje direkte në një nga sallat e selisë së PD-së, Berisha ka thënë se ky është një takim mjaft i rëndësishëm, pasi ka shtuar se regjimi ka errësuar ëndrrat […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD-së.
Përmes një lidhje direkte në një nga sallat e selisë së PD-së, Berisha ka thënë se ky është një takim mjaft i rëndësishëm, pasi ka shtuar se regjimi ka errësuar ëndrrat e studentëve.
Sali Berisha: Këtë takim e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm situata, rrethanat në të cilat ju të dashur të reja dhe të rinj, gjimnaziste dhe gjimnazistë jeni mbledhur sot në atë sallë. Jeni mbledhur në atë sallë në një kohë kur një regjim, një pushtim i brendshëm ka vendosur para jush, para vëllezërve dhe motrave tuaj, bashkëmoshatarëve tuaj barrazhe dhe të mëdha, ju ka vendosur ju para një përjashtimi real social, ka errësuar me kompleksit e politikave të tij mundësitë, ëndrrën tuaj. Por kjo do të thotë të ardhmen e këtij kombi.
Sivjet shkollat u hapën me 350 mijë nxënës të ulur në bankat e tyre. Nga 630 mijë që ishin ata 11 vite më parë. Kurë ndonjëherë në historinë e këtij kombi nuk ka ndodhur nëj përgjysmim dramatik siç ndodhi në një dekadë i të rinjve në Shqipëri. Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin e së ardhmes, ndërtimi i një të ardhme për një shoqëri dhe një vend është ëndrra e çdo të riu. Është tërësia e ëndrrave e të rinjve të këtij vendi dhe këtij kombi.
Por në fakt, shpesh ju dëgjoj të thoni që ky regjim ka vrarë shpresën. Më shumë se aq, ka vrarë ëndrrën. Ka vrarë ëndrrën, sepse ju, vajza dhe djem të mençur konstatoni se në vendin tuaj, në qytetin ku banoni është e pamundur të mendosh se mund të ndërtosh folenë e familjes, se mund të ndërtosh shtëpizën e projekteve tua, se mund të mendosh që me idetë, me mendimet, me studimet të ndërtosh në këtë vend një të ardhme të ndritur, një të ardhme që meriton.