Gazment Bardhi në Mallakastër: Koha të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Fierit, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Mallakastër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite […]

shtator 23, 2024 - 20:00
 0  3
Gazment Bardhi në Mallakastër: Koha të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Fierit, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Mallakastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.

Postimi i Gazment Bardhit:

Në Mallakastër, së bashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.

Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë së bashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit.