U zgjodh eurodeputet/ Mitsotakis telefonon Fredi Belerin: Sot jemi më të fuqishëm se kurrë!

Fredi Beleri fitoi zgjedhjet dhe tashmë është i zgjedhuri për deputet në Parlamentin Europian. Sipas mediave greke, pasditen e sotme Beleri mori një urim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Raportohet se Mitsotakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren dhe është shprehur se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë. “Sot […]

qershor 10, 2024 - 15:30
 0  7
U zgjodh eurodeputet/ Mitsotakis telefonon Fredi Belerin: Sot jemi më të fuqishëm se kurrë!

Fredi Beleri fitoi zgjedhjet dhe tashmë është i zgjedhuri për deputet në Parlamentin Europian.

Sipas mediave greke, pasditen e sotme Beleri mori një urim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Raportohet se Mitsotakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren dhe është shprehur se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.

“Sot familja jonë demokratike është më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis.

Ditën e nesërme  pritet që Mitsotakis të zhvillojë një takim në orën 10:00 me eurodeputetët e rinj të Demokracisë së Re, në Megaros Maximos.