“Berisha dhe Rama e dinë pse u ndryshua Kodi Zgjedhor”, Sula: Krenar që votova kundër marrëveshjes së 2008-ës! 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare, foli në lidhje me marrëveshjet e vitit 2008, për ndryshimin e kodit zgjedhor, ku u shpreh se personazhet kryesore të asaj marrëveshje janë ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama.  Ai tha se ka qenë nga ata deputetë që ka votuar […]

Mars 21, 2024 - 20:00
 0  5
“Berisha dhe Rama e dinë pse u ndryshua Kodi Zgjedhor”, Sula: Krenar që votova kundër marrëveshjes së 2008-ës! 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare, foli në lidhje me marrëveshjet e vitit 2008, për ndryshimin e kodit zgjedhor, ku u shpreh se personazhet kryesore të asaj marrëveshje janë ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama. 

Ai tha se ka qenë nga ata deputetë që ka votuar kundër këtyre ndryshimeve ligjore dhe se ndihej krenar që nuk kishte rënë pre e presioneve që i ishte bërë në atë kohë. 

“Po flitet për marrëveshjen e vitit 2008. Për fat të mirë jemi 10 burra që kemi qenë  në atë marrëveshje. Por mungojnë dy personazhet kryesore, zoti Berisha që e keni burgosur atje dhe Rama që nuk vjen këtu. Këta dy persona e dinë se pse është ndryshuar kodi zgjedhor në vitin 2008. 

Nuk e quaj veten aq të arrirë, por  jam krenar që bashkë me Mediun dhe të tjerë, kemi votuar  kundër ndryshimeve kushtetuese të atij vitit dhe ishte ky parlament që iu nënshtruan asaj marrëveshje. 

Ata ndryshime e dëmtuan demokracinë, por ku ishin atëherë  ata deputetët. E dimë shumë mirë presionin që na ushtruan për të votuar dhe nuk u dorëzuam, sepse e dinim që do të vinin në parlament të fortit dhe do të dhunohej demokracia. 

Përpara se të flisni  ktheni kokën mbrapa, mendoni se çfarë keni thënë, sepse historia ju gjykon”,-tha Sula.