Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën

Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të diele Këshillin Kombëtar. Në fjalën e tij, kryetari i PD, Sali Berisha tha se prej dy ditësh Shqipëria nuk është me e njëjta. Teksa u ndal tek dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit, Berisha tha se pas 34 vitesh në Shqipëri është rikthyer narkodiktatura. “Sot mblidhet, […]

shtator 29, 2024 - 21:00
 0  7
Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën

Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të diele Këshillin Kombëtar. Në fjalën e tij, kryetari i PD, Sali Berisha tha se prej dy ditësh Shqipëria nuk është me e njëjta. Teksa u ndal tek dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit, Berisha tha se pas 34 vitesh në Shqipëri është rikthyer narkodiktatura.

“Sot mblidhet, në një mbledhje emergjente të lidhur me fatin e demokracisë, e pluralizmit dhe sovraniteti të kombit shqiptar. Prej 2 ditësh Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës. Diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies. Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit, me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Çdo shqiptar, njerëzisht mendoj duhet të dëgjojë këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe njerëzve të tij më të dashur”.

Sipas kryedemokratit, Salianji, një politkan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos sepse guxoi të bënte detyrën e tij.

“Dy ditë më parë një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re , i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë, një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria. U dënua me burg, iu hoq liria. U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij. Guxoi të publikojë publikisht, vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve. Të denoncojë vëllazërinë Xhafa. Vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge. Ervin Salianji, pas këtij akti qytetar, të këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtjeje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafa dhe vëllazërisë Rama. Dënimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë”.