Thirrja e Flamur Nokës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së: Shtrijmë dorën e bashkimit për këdo që është kundër qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër të tjera, Noka e vuri theksin te protesta kombëtare që ka thirrur opozita në 11 korrik. Flamur Noka u bëri thirrje kryetarëve të degëve që të kontaktojnë çdo demokratë dhe të shtrijnë dorën e […]

qershor 28, 2024 - 20:00
 0  11
Thirrja e Flamur Nokës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së: Shtrijmë dorën e bashkimit për këdo që është kundër qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër të tjera, Noka e vuri theksin te protesta kombëtare që ka thirrur opozita në 11 korrik.

Flamur Noka u bëri thirrje kryetarëve të degëve që të kontaktojnë çdo demokratë dhe të shtrijnë dorën e bashkimit për çdokënd që është kundër kësaj qeverie.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-së në këtë periudhë. Pika e parë e diskutimeve është bashkimi.

Drejtuesit e PD-se,  Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijmë dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratë , por që janë kundër Qeverisë.

Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu( Basha) .

Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë, ku lideri ynë është i burgosur politikë pa provë,  fakte dhe akuzë.

Një regjim autokratik që të asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose të nxjerrë jashtë ligjit atë. Regjimi ka zgjedhur të burgos liderin tone.

Degët e PD-se kanë  grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëpalosje do te jenë të gjitha pikat përse i ftojmë qytetarët në protestë. Do të realizohet dhe spoti, i cili do të shpërndahet masivisht.

Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm

Kryetarët e degëve, anëtarët e KK që janë pjesë e grupeve të punës të jenë në çdo rrugë, takime me qytetarë për t’i ftuar ata në protestë. Ashtu sikundër vepruam në protestën e 20 shkurtit.