Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Donald Trump fitoi nga takimet me njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi pasditen e sotme Këshillin Kombëtar të PD-së. Gjatë fjalës që mbajti në mbledhje, ish-kryeministri kërkoi që të zhvillohen takime derë me derë me qytetarët, pasi vetëm kështu mund të fitohet. Berisha u shprehë gjithashtu se Donald Trump, pavarësisht se ishte i censuruar nga 90% e mediave, fitoi zgjedhjet […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi pasditen e sotme Këshillin Kombëtar të PD-së.
Gjatë fjalës që mbajti në mbledhje, ish-kryeministri kërkoi që të zhvillohen takime derë me derë me qytetarët, pasi vetëm kështu mund të fitohet.
Berisha u shprehë gjithashtu se Donald Trump, pavarësisht se ishte i censuruar nga 90% e mediave, fitoi zgjedhjet nga takimet me qytetarët.
“Të motivojmë cdo anëtar të PD, të bashkojmë çdo anëtar të PD, mbështetës të saj në betejën e fitores.
Fitorja, të cilën e presin njësoj si ajrin zogjtë qytetarët shqiptarë kalon para së gjithash në bashkimin e shqiptarëve. Në krijimi e një fronti sa më të gjerë, jo vetëm të demokratëve, por të mbarë qytetarëve shqiptarë, të të gjithë atyre që duan të ndahen nga kjo diktaturë. Kjo është një diktaturë më e keqe se e para. Kjo mbështetësit i ka shumë më të paktë.
Kësaj diktature duhet ti përgjigjemi me frontin më të gjerë që duhet të krijojmë. Ti kundërvihemi me takimin e qytetarëve
Trump është miliarder, por kishte 90% të mediave kundër. Në këtë fushatë nuk kishte as Facebook, as Instagram. Por një gjë nuk mund të censuronin, takimin me njerëzit. Donald Trump fitoi nga takimi me njerëzit”, tha ndër të tjera Berisha.