Berisha: Qeveria aktuale ka dështuar në sistemin e drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë çështje u deklarua deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha. Ai tha se vendimi për datë të zgjedhjeve duhet të sigurojë një proces zgjedhorë të rregullt dhe të […]

gusht 18, 2024 - 20:00
 0  6
Berisha: Qeveria aktuale ka dështuar në sistemin e drejtësisë
berisha:-qeveria-aktuale-ka-deshtuar-ne-sistemin-e-drejtesise

berisha:-qeveria-aktuale-ka-deshtuar-ne-sistemin-e-drejtesise

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë çështje u deklarua deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha. Ai tha se vendimi për datë të zgjedhjeve duhet të sigurojë një proces zgjedhorë të rregullt dhe të drejtë.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm dhe vendimtarë për ruajtjen e stabilitetit demokratik dhe institucional të Kosovës. Ky vendim duhet të sigurojë një proces zgjedhor të rregullt dhe të drejtë, duke respektuar afatet kushtetuese. Caktimi i zgjedhjeve për datën 9 shkurt 2025 paraqet një afat të diskutueshëm, veçanërisht duke marrë parasysh se me 14 shkurt qeveria aktuale do të delegjitimohej në aspektin e votës. Ky vendim duhet të përfillë qëndrimet e spektrit të gjerë politik në vend dhe institucioneve demokratike për të shmangur çdo krizë të mundshme politike që mund të lindte nga vonesat ose pasiguria rreth procesit zgjedhor”, deklaroi ai per Blic.

Tutje ai tha se situata tanimë sipas tij tregon nevojën për një standardizim të praktikave zgjedhore në Kosovë për të shmangur krizat politike të përsëritura.

“Kjo situatë tregon nevojën për standardizimin e praktikave zgjedhore në Kosovë për të shmangur krizat politike të përsëritura që burojnë nga vetë sistemi zgjedhor, i cili ka qenë gjenerues i vazhdueshëm i krizave. Në këtë kontekst, është e qartë se qeveria aktuale, e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar në reformimin e domosdoshëm të sistemit zgjedhor dhe drejtësisë, siç kishte premtuar. Për këtë arsye, do të ishte më e përshtatshme që të krijohej një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të kishte kapacitetin për të realizuar reformat e nevojshme dhe për të përgatitur vendin për zgjedhje të drejta dhe transparente”, tha ai.

“Një qeveri e tillë do të kishte gjithashtu përgjegjësinë për të përmbyllur temat e rëndësishme të dialogut me Serbinë, duke hequr kështu nga fjalori elektoral çështje që shpeshherë prodhojnë kauza mashtruese ose që nuk varen ekskluzivisht nga partitë politike të Kosovës. Kështu, do të sigurohej një stabilitet politik më i qëndrueshëm dhe një proces zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të qytetarëve’’, vazhdoi tutje ai.

Berisha quajti pozitiv faktin që sipas tij po ndalen të këqijat dhe dëmet që kanë dërguar në falimentim të shtetit të Kosovës.

“Në këtë mënyrë, standardizimi i praktikave zgjedhore dhe reformat e nevojshme do të ndihmonin në evitimin e situatave të ngjashme në të ardhmen, duke garantuar stabilitetin institucional dhe funksionimin e qeverisë në përputhje me interesat afatgjata të vendit. Sido që të jetë, pozitiv është fakti se po ndalen të këqijat dhe dëmet që kanë çuar në falimentimin ekonomik, social, politik e të sigurisë të shtetit të Kosovës”, përfundoi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.