Besija Iljazi akuzohet për keqpërodorim të detyrës zyrtare
Prokurorinë Publike e Maqedonisë së Veriut ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. “E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të Klinikës Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm […]
Prokurorinë Publike e Maqedonisë së Veriut ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të Klinikës Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar. Në listë ka shtuar persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Klinikës në shumë prej 659.781 denarë, ndërsa të punësuarve u është siguruar përfitim pasuror i kundërligjshëm”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.