Gjysmëhëna e Kuqe në bashkëpunim me “Merhamet”-in dhe Kryqin e Kuq ndajnë kurbanë për rreth dy mijë familje
Therrja e kurbanit është një ritual i rëndësishëm fetar dhe kulturore që përcakton Kurban Bajramin. Një bashkëpunim mes Organizatës Humanitare “Merhamet” , Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqis dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, ka bërë bashkë një ndihmë të therrjes së kurbanëve me qëllim për të ndihmuar familjet me kushte jo të […] The post Gjysmëhëna e Kuqe në bashkëpunim me “Merhamet”-in dhe Kryqin e Kuq ndajnë kurbanë për rreth dy mijë familje appeared first on InfoShqip.com.
Therrja e kurbanit është një ritual i rëndësishëm fetar dhe kulturore që përcakton Kurban Bajramin. Një bashkëpunim mes Organizatës Humanitare “Merhamet” , Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqis dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, ka bërë bashkë një ndihmë të therrjes së kurbanëve me qëllim për të ndihmuar familjet me kushte jo të mira.
Drejtori i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, theksoi se kjo ndihmë është për të qenë sa më afër atyre që kanë nevojë për ndihmë, e për këtë ai shprehu fjalë miradijë për bashkmunimin me shtetin e Turqisë që me vitë me rradhë punojnë së bashku.
Ridvan Xhaferi, drejtor i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”
“Ne sot jemi këtu si Organizatë Kulturore Humanitare “Merhamet” në bashkëpunim me Gjysmë hënën e kuqe të Turqisë dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veirut që të jemi sot sa më afër atyre familjeve të cilat kanë nevojë, dhe ne sot jemi shumë faleminderues ndaj Gjysëm Hënës kuqe të shtetit të Turqis dhe popullit të Turqis që vite me rradhë ne si organizatë Merhamet jemi bashkë me këta dhe me gjithë shoqërin dhe popullin e Maqedonisë që t ju ndihmojmë atyre të cilët kanë nevojë”.
Ai sqaroi se në këtë mënyre ndihmohen rreth 2000 familje, duke përfshirë të gjitha qytetet duke filluar nga Kumanova dhe Shkupi.
Ndërkaq edhe drejtor i ekipit Gjysmë Hënës së kuqe të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Omer Kemal Borallë, shprehu fjalë faleminderuese në lidhje me bashkpunimin e bërë, i cili shtoi se kurbanat janë të dhuruar nga donatorët e Turqisë.
Omer Kemal Borallë, drejtor i ekipit të Gjysmë Hënës së kuqe në Maqedoninë e Veriut
“Sot këtu do të therrim kurbana dhe do t’ua shpërndajmë popullit të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë nevojë. Therrja e kurbanëve për të cilën bëhet fjalë, janë dhuruar nga donatorët e Turqisë ku këtë aktivitet po e bëjmë bashkë me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Organizatën Humanitare “Merhamet”.
Edhe koordinatori i Kryqit të Kuq, Ali Samet, shprehi faleminderime për bashkëpunimin e bërë në lidhje me therrjen e kurbanave, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.
Ali Samet, Koordinator i Kryqit të Kuq
“Shfrytzoj rastin që në emër të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, të faleminderoj popullin turk dhe Gjysmë Hënën e kuqe të Turqisë për këtë donacion që nuk është vetëm këtë vit por tashmë dhjetë vite marrim ndihma për familjet në nevojë edhe një herit shumë faleminderit dhe shpresoj qe bashkëpunimi ynë të vazhdojë në vitet e ardhshme”.
Therrja e kurbanëve ka filluar në orët e hershme të mëngjesit ku organizatorët pas vizitës së tyre në fund kanë bërë edhe duanë e kurbanëve së bashku.
The post Gjysmëhëna e Kuqe në bashkëpunim me “Merhamet”-in dhe Kryqin e Kuq ndajnë kurbanë për rreth dy mijë familje appeared first on InfoShqip.com.