Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, telegrame urimi nga presidenti Pendarovski dhe kryeministri Xhaferi

Besimtarët e krishterë në Maqedoninë e Veriut dhe në botë festojnë ditën e Pashkëve sipas kalendarit Gregorian. Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Talat Xhaferi nëpërmjet telegrameve uruan Kryepeshkopin z.z. Stefan dhe besimtarët ortodoksë Ngjalljen e Krishtit, transmeton Portalb.mk. Në urimin drejtuar qytetarëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bën thirrje për pjesmarje aktive në proceset e […]

maj 5, 2024 - 16:01
 0  3
Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, telegrame urimi nga presidenti Pendarovski dhe kryeministri Xhaferi
Pashkët, foto Freepik.com

Besimtarët e krishterë në Maqedoninë e Veriut dhe në botë festojnë ditën e Pashkëve sipas kalendarit Gregorian. Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Talat Xhaferi nëpërmjet telegrameve uruan Kryepeshkopin z.z. Stefan dhe besimtarët ortodoksë Ngjalljen e Krishtit, transmeton Portalb.mk.

Në urimin drejtuar qytetarëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bën thirrje për pjesmarje aktive në proceset e ndërtimit të shtetit, njashtu frymëzon për bashkëjetesë dhe harmoni mes tyre.

“Ringjallja e Krishtit na çliron nga frika e vdekjes, por edhe na detyron, në vend të vëzhguesve pasivë, të jemi pjesëmarrës aktivë në rindërtim. Dhe këtë do ta bëjmë me çdo akt solidariteti ndaj të pambrojturve dhe kujdesit për natyrën, me përkushtimin për liri, drejtësi dhe paqe, me luftën për drejtësi sociale dhe për një jetë dinjitoze të bashkëqytetarëve tanë. Duke rikthyer shpresën tonë në të mirën e përbashkët, kjo festë na kujton se kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se jemi përgjegjës për njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Mesazh urimi për besimtarët ortodoks ka dërguar edhe kryeministri Talat Xhaferi, i cili bën thirje për respekt të ndërsjellë ndaj sfidave që kërcënojnë paqen në botë.

“E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori. Sidomos në kontekstin e sotëm, kur njerëzimi dhe bota për çdo ditë përballen me sfida të ndryshme që e kërcënojnë jetën, paqen, shëndetin dhe mirëqenien mentale, nevojiten më shumë se kurrë mesazhet e shpresës, unitetit dhe besimit në atë të mirë të përbashkët, të bazuar mbi praktikimin e vlerave universale siç janë humanizmi, solidariteti, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë”, qëndron në urimin e Xhaferit.