U zbardh vrasja e dyfishtë në Stajkovcë, është parashtruar kallëzim penal
SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër L.K. (66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “vrasje” sipas nenit 123 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç informoi sot MPB-ja, L.K. dyshohet se më 14 maj të vitit 2024 në shtëpinë në fshatin Stajkovcë me gjësende metalike i ka sulmuar […]
SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër L.K. (66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “vrasje” sipas nenit 123 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
Siç informoi sot MPB-ja, L.K. dyshohet se më 14 maj të vitit 2024 në shtëpinë në fshatin Stajkovcë me gjësende metalike i ka sulmuar vëllaun e tij V.K.(64) dhe kunatën e tij S.K.(57), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, të cilit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.