Kanosje verbale ndaj Dobrilla Kacarskës, rasti është denoncuar në polici
Në Afërsi të QT “Ramstor” sot në qendrën e Shkupit një person i panjohur verbalisht i është kanosur kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska pas çka ka intervenuar sigurimi i saj, njofton Portalb.mk. “Nëpunës policor nga Stacioni policor Qendër sot në ora 14 kanë privuar nga liria V.P.G.(57) nga Bogdanci, duke vepruar pas denoncimit paraprak […]
Në Afërsi të QT “Ramstor” sot në qendrën e Shkupit një person i panjohur verbalisht i është kanosur kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska pas çka ka intervenuar sigurimi i saj, njofton Portalb.mk.
“Nëpunës policor nga Stacioni policor Qendër sot në ora 14 kanë privuar nga liria V.P.G.(57) nga Bogdanci, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një objekt gastronomik në qendër tregtare në Qendër të Shkupit ka dërguar kërcënime ndaj D.K (67) nga Shkupi me fjalët ‘do të përgjigjesh, tmerrshëm do të përgjigjesh’. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit dhe në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij, do të dorëzohet kallëzim penal sipas Nenit 144 të Kodit Penal”, kumtoi MPB-ja.
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se kryetarja e Gjykatës, Kacarska në stacionin policor ka denoncuar sulmin verbal dhe cënimin e sigurusë. Deklaratë për ngjarjen kanë dhënë disa dëshmitarë.
Kacarska edhe më 15 maj të vitit 2024 ka raportuar në polici se ka marrë kërcënime për jetë, pasi në garazhin e saj ka gjetur një shtrat të improvizuar dhe thikë kuzhine.