“Beteja” në Kuvend për Komisionin kuvendor të politikës sociale!
Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që sot ajo kërkoi në kuadër të mbledhjes së The post “Beteja” në Kuvend për Komisionin kuvendor të politikës sociale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që sot ajo kërkoi në kuadër të mbledhjes së 30-të ta arsyetojë dorëheqjen e saj të parevokueshme pas votimit të inteprelancës së saj të premten e kaluar.
Para se ta arsyetojë dorëheqjen, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM e braktisën sallën e Kuvendit. Dauti, duke e arsyetuar dorëheqjen, theksoi se ai është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend.
“Nëse do të jetonim në një shtet normal, atëherë kjo mbledhje nuk do të zhvillohej dhe unë nuk do të kisha nevojë të marrë fjalën. Ky është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend dhe është kanosje e drejtpërdrejtë ndaj një të zgjedhuri të popullit, si dhe mbajtje nën kontroll të të njejtit. Veprimi im për vendosjen e Ligjit për mbrojtësit është në bazë të të nenit 3, i cili nënkupton kushte shtesë se si të veprojnë institucionet. Nuk do të pranoj kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores. Zgjedh të veproj lirshëm, pa kushtëzime dhe t’i mbroj vlerat e demorkacisë dhe lirisë. AShtu veprova edhe kur e sollëm Ligjin për shtetësi, kur duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat, e zhbllokuam dhe e sollëm ligjin”, tha Dauti.
Theksoi se edhe për Ligjin për mbrojtësit i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë në pajtim me Rregulloren me qëllim që të ngritet niveli i debatit lidhur me nevojën për trajtim të palëve nga konflikti i vitit 2001 në mënyrë të barabartë.
Deputetja Ilire Dauti në arsyetimin e saj për dorëheqjen nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ka deklaruar se ka zgjedhur të veprojë e lirë e pakushtëzuar për të mbrojtur vlerat bazë të demokracisë siç janë liria dhe barazia pa mos u zmbrapsur pak por duke u ripozicionuar për të njëjtin qëllim.
“Në këtë rrugë zgjodha edhe kur të gjithë në mandatin e kaluar na u vërsulët Aleancës për Shqiptarët dhe mua njeherë kur sollëm ligjin për shtetësi që ashtu siç e dini duke shfrytëzuar mekanizmat demokratik që i mundësonte rregullorja bllokuam Kuvendin me mijëra amendamente por bëmë që Ligji të miratohet. Dhe unë këtë rrugë zgjodha edhe kur u kritikova e u kërcënova nga deputet e VMRO së se jam duke e keqpërdorur rregulloren kur përmes mekanizmit të pytejeve të deputetit kërkoja implementim të ligjit për shtetësi, dhe ju mbetët me kërcënimet e unë dhe Aleanca për Shqiptarët me realizimin e të drejtës elementare të mijëra qytetarëve siç është shtetësia”, tha Dauti.
Dauti tha se 61 deputetët me veprimet që kanë bërë jo që nuk i doni vëtëm të tjerët por ju jeni të padobishëm edhe për kombin tuaj.
“E me votimin e interpelancës përveç se keni mbetur në lëvoshgëzën e gabimeve të juaja e që doni ti krijoni një argument Afrimit për ta shpëtuar e për ta ç’fajësuar veten nga pakorektësia juaj asgjë nuk keni arritur. Asgjë nuk keni zgjidhur përveç se keni mbetur në lëvoshkëzën e gabimeve të juaja e nuk ja jepni vetes mundësinë ta provoni çka don të thotë ta ndash gjenë edhe me tjetrin e tja kuptosh hallin qytetarit qe provojnë ta duan shtetin por që shteti nuk i don.
Prandaj të tillëve si ju, duke e mbyllur fjalën time e duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin du të ju them: ecni more bahuni, shporuni se nuk më vlen mendimi i juaj për sa kohë që nuk dini për vete çka duhet bëni. S’jeni të vetëdijshëm sa, e çka mund të duroj por nënshtrimin te ju e te asnjë tjetër asesi.
E ti i panderuar Afrim Gashi dil dhe tregoju shqiptarëve për çka të duhet konkluza që nxore në votim, e për çka të duhet që unë të vazhdoj me Komisionin pas miratimit të asaj konkluze.”, tha deputetja Dauti.
Dorëheqja është pranim i dobësisë dhe tregues i papërgjegjësisë. Sot, Ilire Dauti, e njohur në klubin e saj si zonjë e hekurt i doli ndryshku së bashku me të gjithë Frontin Evropian, deklaroi deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu.
“Duke pranuar dorëheqjen ata u penduan se ndihmuan bllokimin e Ligjit për branitellat. Edhe pse barrën kryesore për këtë bllokadë e mbajti i pari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke marrë edhe padi penale nga e Majta për vendosmërinë e treguar në bllokimin e këtij ligji të përgjysmuar të propozuar nga partneri opozitar i BDI-së, LSDM-ja e copëtuar”, deklaroi Saliu.
Ata vendosën ta lënë vet VLEN-in dhe Afrim Gashin në këtë betejë. Por, kjo nuk prish fare punë sepse ashtu siç e kemi filluar veçmas këtë betejë ngjashëm do ta vazhdojmë. U doli ngjyra sërish dëshmuan patriotizëm të rrejshëm derisa krijonin zhurmë pa përmbajtje kinse në bllokim të këtij ligji, brenda natës Dautin e shpallnin heroinë e sot gjatë ditës kjo heroinë humbi pa lënë shenja.
Derisa, si qyqarë vajtonin në Kuvend ndaj interpelance që nuk e shkarkonte Ilire Dautin, këta të fundit nën direktivat e partisë non grata dhanë dorëheqje. Pasi populli i hoqi nga pushteti tani alternativë e vetme e funksionimit ju ka ngelë dorëheqja.
Dorëheqja e Dautit nuk e ndalon kauzën tonë, vetëm se e demaskon atë personalisht dhe subjektin e saj që i qëndron pas BDI non grata.
E jona është të informojmë publikun e gjerë që ne si grup parlamentar i VLEN votuam kundër interpelancës për Ilire Dautin, kjo e fundit u vet shkarkua për tu viktimizuar sepse vetëm këtë rol dinë ta luajnë më së miri.
Viktimizimi nuk i shpëton dot nga pendimi që tentuan ta ndihmojnë bllokimin e Ligjit të branitellave. Ajo bërtet në Kuvend bajuni, derisa u vet largua. Ilire kur nuk je e aftë e nuk ke potencial me udhëheq me Komisionin në fjalë është mirë që dorëheqja nga Komisioni të vazhdojë edhe me dorëheqje nga Kuvendi.
Shqiptarëve nuk u duhen deputetët që nuk kanë guxim e mjet shpëtimi e kanë dorëheqjen. Mbase, në BDI apo Reçicë të Vogël ky veprim i yti do të shpërblehet sepse i përshtatet pikërisht politikave të kësaj partie non grata. Frikacakë, të papërgjegjshëm, gënjeshtarë, viktima fallco e të pa turpshëm.
Derisa ju vet shkarkoheni do t’ia lehtësoni popullit punën në zgjedhjet e ardhshme që tu çrrënjos tërësisht nga skena publike!
VLEN do të vazhdojë me dinjitet, përgjegjësi e profesionalizëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas bllokimit të foltores së Kuvendit, nga ana e deputetëve të Frontit Evropian.
Sipas tij, ky bllokim nuk e mbulon edhe listën e zezë amerikane. “Bllokimi i foltores së Parlamentit nuk e mbulon edhe listën e zezë amerikane. Non Grata nuk mbulohet me cirk”, ka shkruar Ibrahimi.
Ndryshe kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Sakaq, deputetja e Koalicionit VLEN Imerlie Saliu tha se deputetja Ilire Dauti me tërheqjen e saj dëshmoi se është penduar që ka bllokuar ligjin për branitellat. Ajo tha se FE tani në këtë betejë e ka lënë vet koalicionin VLEN, por siç shtoi ata do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Saliu e quajti Dautin deputete të paguximshme dhe frikacake.
“E jona është të informojmë publikun e gjerë që ne si grup parlamentar i VLEN votuam kundër interpelancës për Ilire Dautin. Kjo e fundit e pa të arsyeshme të vetshkakrkohet. Shqiptarëve nuk u duhet deputetë që nuk kanë guxim e mjet shpëtimi e kanë dorëheqjen, mbase në BDI apo Reçice të Vogël ky veprim i koleges Dauti do të shpërblehet sepse i përshtatet pikërisht politikave të kësaj partie non grata, frikacak të papërgjegjshëm , gënjeshtar apo viktima falco e të pa turpshëm”, tha Saliu.
Ndërkohë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri theksoi se për pak kohë do të marrin qëndrim si do të veprojë “Fronti Evropian” lidhur me çështjen me vendin e zbrazët në Komisionin kuvendor për politikë sociale pasi sot kryetarja e deritanishme Ilire Dauti dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
“Ne deputetët, por edhe publiku ishim dëshmitarë të një teatri të panevojshëm në Kuvend me regji të kryetarit zotëri Gashi sepse kishte tendencë që të mos i mundësohet zonjës Ilire Dauti ta sqarojë dorëheqjen e saj nga funksioni kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, dorëheqja e së cilës është parashtruar sot në formë të shkruar në orët e hershme të mëngjesit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, shprehet Aziri.
Sipas tij, rregullorja është e qartë.
“Rregullorja është e qartë. Në momentin kur hapet mbledhja, kryetari i Kuvendit është i detyruar që dorëheqjen e parashtruar me shkrim ta vendosë si pikë e parë e rendit të ditës që t’i jepet mundësi parashtruesit të dorëheqjes ta sqarojë”, vlerësoi Aziri.
The post “Beteja” në Kuvend për Komisionin kuvendor të politikës sociale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .