Taravari takoi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matisen dhe ambasadoren norvegjeze Melsom
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, sot zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik The post Taravari takoi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matisen dhe ambasadoren norvegjeze Melsom appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, sot zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Matisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom.
Siç kumtoi Aleanca për Shqiptarët në koalicionin VLEN, në takim është diskutuar për sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë.
“Duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Theksuam se reformat politike, ekonomike dhe institucionale duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, me angazhim për qasje të koordinuar dhe konstruktive. Një fokus i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë”, theksohet në kumtesën nga partia e Taravarit.
The post Taravari takoi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matisen dhe ambasadoren norvegjeze Melsom appeared first on Flaka, në çdo lajm... .