Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
Kryetari i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në fjalimin e tij në Kuvend akuzoi pushtetin se me veprimet e tyre po cenojnë marrëdhëniet ndëretnike. Bexheti tha se BDI ka qëndruar 20 vjet në pushtet për shkak se qytetarët e kanë votuar dhe nëse e votojnë përsëri do të jenë në pushtet. “Prej […]
Kryetari i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në fjalimin e tij në Kuvend akuzoi pushtetin se me veprimet e tyre po cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Bexheti tha se BDI ka qëndruar 20 vjet në pushtet për shkak se qytetarët e kanë votuar dhe nëse e votojnë përsëri do të jenë në pushtet.
“Prej se kanë hyrë këto hizmeçar në pushtet së bashku me grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-a po e çoni drejt destabilizimit vendin. E hiqni balanseri, aktivizohet ligji për gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese dhe ky ligj tani, dhe thonë ne i cënojmë marrdhëniet ndëretnike. Po shumica parlamentare po cenon marrdhëniet ndëretnike duke mos respektuar votën e bashkëqytetarëve tuaj, votën e bashkëkombësve tuaj shqiptar”, tha Bexheti.
Bexheti pyet VLEN-in se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të pushtetit i cili çdo ditë po destabilizon, siç ishte rasti i djeshëm në Komunën e Vrapçishtit.
“Del kryeministri dhe ministri i MPB-së thonë se dikush donë ta destabilizon vendin. Le të urdhërojnë të tregojnë se kush dëshiron të destabilizojë, informonje Kuvendin, por nëse mendoni se edhe Kryeministri edhe VLEN-i dhe ministri i MPB, destabilizim llogaritet reaksioni i shqiptarëve, reaksioni do të jetë gjithnjë më i madh”, tha Bexheti.
Bexheti shtoi se çdo kryeministër që ka dal kundër një etniteti nuk e ka çuar vendin në drejtim të duhur.