Bie bora e parë në Kosovë – Çfarë moti na pret gjatë muajit nëntor

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në një lidhje direkte në emisionin “Dita e re” në Kanal 10, ka treguar se si do të jetë moti gjatë muajit nëntor. Ai ka thënë se në javën e fundit të nëntorit do të kemi reshje të borës edhe në vise të ulëta. “Java e fundit e

Nëntor 11, 2024 - 11:00
 0  6
Bie bora e parë në Kosovë – Çfarë moti na pret gjatë muajit nëntor

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në një lidhje direkte në emisionin “Dita e re” në Kanal 10, ka treguar se si do të jetë moti gjatë muajit nëntor.

Ai ka thënë se në javën e fundit të nëntorit do të kemi reshje të borës edhe në vise të ulëta.

“Java e fundit e nëntorit do të kemi reshje të borës edhe në vise të ulëta, por që nëntori do të përfshijë borë pothuajse në të gjithë territorin. Në vise të larta kemi -4 deri -5, por në viset e ulëta -3 dhe gjatë kësaj javë -2 deri në 3 gradë celsius, kurse maksimalet nga 6 deri në 10 gradë celsius, kurse maksimalet nga 6 deri në 10 gradë. Kjo javë krahasuar me javë që lam pas do të jetë paksa dinamike pasi që nuk kemi pasur reshje që sa kohë, tani do të kemi reshje të intensitetit të dobët apo mesatar”, ka thënë Aliu. /Gazeta 10/