Bilall Kasami inspekton punimet në lagjen Teqe, premton rrugë të reja moderne
Tetovë, 15 shtator – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot vizitoi lagjen Teqe, ku inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët 108, 110 dhe 113. Ai… The post Bilall Kasami inspekton punimet në lagjen Teqe, premton rrugë të reja moderne first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Tetovë, 15 shtator – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot vizitoi lagjen Teqe, ku inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët 108, 110 dhe 113. Ai njoftoi se shumë shpejt këto rrugë do të asfaltohen dhe do të shndërrohen në rrugë moderne, në shërbim të qytetarëve.
Kasami theksoi se atmosfera në lagje ishte e jashtëzakonshme, duke shtuar se qytetarët presin me entuziazëm 19 tetorin, ditën kur do të vuloset mandati i dytë dhe do të hapet, siç tha ai, një kapitull i ri për zhvillimin e Tetovës.
“Tetova po ndryshon!” – u shpreh Bilall Kasami në përfundim të vizitës.
The post Bilall Kasami inspekton punimet në lagjen Teqe, premton rrugë të reja moderne first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
