Biznesmenë në karriget e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut posedojnë kompani fitimprurëse, në listën ka kompani për patundshmëri, marketing, sisteme solare, organizata humanitare, shkruan Scoop, transmeton Portalb.mk. Kompani për patundshmëri, shoqëri financiare dhe për kontabilitet, marketing dhe komunikim, shtypshkronja, madje edhe për radiodifuzion, furra, fast-food-e dhe shoqata dhe fondacione humanitare janë vetëm disa nga kompanitë dhe shoqatat […]
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut posedojnë kompani fitimprurëse, në listën ka kompani për patundshmëri, marketing, sisteme solare, organizata humanitare, shkruan Scoop, transmeton Portalb.mk.
Kompani për patundshmëri, shoqëri financiare dhe për kontabilitet, marketing dhe komunikim, shtypshkronja, madje edhe për radiodifuzion, furra, fast-food-e dhe shoqata dhe fondacione humanitare janë vetëm disa nga kompanitë dhe shoqatat që deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i kanë deklaruar në fletët e tyre anketuese.
Një pjesë të pasurisë e kanë të regjistruar është në emrin e tyre, por kompani të tyre kanë edhe anëtarët e familjes, si bashkëshortët dhe prindërit.
Deputeti i partisë E Majta, Rexhep Ismaill posedon fletën anketuese “më të pasur” kur bëhet fjalë për kompani dhe shoqata të deklaruara.
Ismaill ka deklaruar se është themelues i shoqatës АRЕТЕ – për prosperitet të qëndrueshëm – Shkup, ndërsa bashkëshortja e tij është kryetare/ përfaqësuese ligjore e kësaj shoqate me një pagë prej 200 mijë denarë. Ismaill është kryetar edhe i shoqatës për drejtësi sociale “Lenka”. Në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar edhe kompani për marketing dhe komunikim “V plus O” SHPKNJP Shkup.
Edhe majtisti tjetër, Sashko Jançev në fletën e tij anketuese ka deklaruar shoqatë humanitare “Risto Kalinikov” themelues i së cilës është ai. Sipas përshkrimit shoqata ka për qëllim të organizojë evente humanitare për të mbledhur fonde për t’i ndihmuar kategoritë e cenueshme.
Deputeti i BDI-së, D-r. Ilir Hasani në fletën anketuese e ka deklaruar kompaninë „Next Era Solar Systems“, të themeluar në Kumanovë e themelues i së cilës është ai, ndërsa kompania merret me montimin e sistemeve solare. Bashkëpartiaku i tij, D-r. Bekim Sali në emër të tij ka deklaruar dy institucione shëndetësore private, ordinancat stomatologjike “Molar Dent” dhe “Molar Implast”, ndërsa në emër të bashkëshortes një atelje të modës dhe dyqan për veshje. Ordinancë stomatologjike në emër të bashkëshortes ka deklaruar edhe deputeti Еmill Spasovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Prindërit e deputetit Sergej Popov nga radhët e VMRO-DPMNE-së kanë deklaruar kompani për patundshmëri e cila vepron në Shkup, “Iskra Realestate“, ndërsa bashkëshortja e deputetit Тоni Jarevski posedon kompani për kontabilitet dhe revizion “Mak Biro” SHPKNJP Shkup.
Deputeti i Aliancës për Shqiptarët, Sadik Sulejmani ka deklaruar një kompania “Prigosi se” e regjistruar në Pirok të Komunës së Bogovinës, ndërsa deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Моnika Trajanova është e vetmja që ka deklaruar një kompani jashtë vendit, në emër të bashkëshortit, “Kavalis GmbH”, pronar i së cilës është bashkëshorti i saj. Për të dyja kompanitë nuk ka të dhëna publike për veprimtarinë e punës.
Deputeti i ZNАМ, Boban Каrapejovski në emër të prindërve të tij ka deklaruar radion “Plus Forte”, radio lokale në Tetovë. Në përshkrim thuhet se kjo radio është një nga mediat private më të vjetra në vend, e themeluar në vitin 1993 për lajme nga rajoni i Pollogut.
Strugani dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët Salim Sulejmani në emër të tij ka deklaruar një fast food në Strugë, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Аleksandar Jamallov ka deklaruar furrë buke “Gemixhii”, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dijana Ilievska ka deklaruar shoqatë për mbrojtjen e kafshëve “Animal Wolrd” – Strugë, ndërsa bashkëshorti i deputetes Vesna Gjorgjieva posedon kompaninë „Kivas“ SHPKNJP Kavadar që merret me brendimin dhe shtypjen e materiale promovuese.