Sot dëshmojnë tre person: Një ditë pas rrëmbimit të Vanjës, Palço riparonte një pajisje për ngrohje në shtëpinë e një shoku

Dëshmitarët e rinj do të tregojnë se çfarë ka ndodhur para dhe pas rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit në Gjykatën Penale. Sot dëshmojnë Erolld Osmani, Llambe Buçkov dhe Stefan Dimovski, transmeton Portalb.mk. Në bankën e të akuzuarve Lupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishov dhe Velibor Manev, të cilët akuzohen për rrëmbim dhe vrasje, […]

Nëntor 20, 2024 - 12:00
 0  5
Sot dëshmojnë tre person: Një ditë pas rrëmbimit të Vanjës, Palço riparonte një pajisje për ngrohje në shtëpinë e një shoku
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Dëshmitarët e rinj do të tregojnë se çfarë ka ndodhur para dhe pas rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit në Gjykatën Penale. Sot dëshmojnë Erolld Osmani, Llambe Buçkov dhe Stefan Dimovski, transmeton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarve Lupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishov dhe Velibor Manev, të cilët akuzohen për rrëmbim dhe vrasje, qëndrojnë në bankën e të akuzuarve.

Nga arresti shtëpiak është marrë edhe i akuzuari Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës, i cili po ndiqet penalisht për ndihmë ndaj grupit.

Një ditë pas rrëmbimit të të miturës Vanja Gjorçevska, i akuzuari i parë për vrasjen e vajzës dhe Pançe Zhezhovskit, Lupço Palevski Palço ka qenë në shtëpinë e shokut të tij për të rregulluar kazanin për peleta dhe është sjellë normalisht.

Kjo rrjedh nga dëshmia e Eroll Osmanit, i cili e njihte Palevskin që nga viti 2000 kur e ndihmoi të botonte gazetën e përditshme Global.

Pas mbylljes së gazetës ata vazhduan të komunikojnë, Osmani i kishte marrë një kazan me peleta dhe Palevski shpesh e bënte servisin.

“Në mes të nëntorit të vitit të kaluar, më 27.11, e kërkova në Facebook, messenger, sepse nuk më përgjigjej në telefon. Ai erdhi në 28 dhe rregulloi bojlerin. Më tha se ishte ftohur shumë një ditë më parë. Kur erdhi, ishte mirë. Nuk tha asgjë për 27 nëntorin”, tha Osmani.

Ata kanë komunikuar në datën 27 dhe Palevski ka thënë se është ftohur “sikur të më ka goditur një kamion, por pushova disa orë dhe jam më mirë”.

Kujtojmë se në seancën e kaluar dëshmuan familjarët e babait të Vanjës

Në seancën e parë të mbajtur për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i viktimës Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet ndaras procedurë.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.