Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mikut të Kosovës Tony Blair drejtuar atij, pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. “Duke përmbyllur një javë historike për vendin tonë, festimin e 25-vjetorit të çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të […]

qershor 14, 2024 - 21:00
 0  8
Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme
blair-i-shkruan-kurtit:-e-ardhmja-e-kombit-te-bukur-te-kosoves-eshte-e-ndritshme

blair-i-shkruan-kurtit:-e-ardhmja-e-kombit-te-bukur-te-kosoves-eshte-e-ndritshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mikut të Kosovës Tony Blair drejtuar atij, pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Duke përmbyllur një javë historike për vendin tonë, festimin e 25-vjetorit të çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të gjithë për fjalët e tyre kuptimplota dhe të ndaja një mesazh nga një prej miqve të dashur të vendit tonë, kryeministrit Tony Blair: ‘E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme’”, shkroi Kurti në postimin e tij, krahas fotografisë së letrës së Blair, e cila është si vijon:

I dashur Albin,

Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.

Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.

Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti.