Blerant Ramadani: Asgjë s’mund ta cënoj gjuhën tonë

Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me iniciativat për aborgimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ramadani përmes një porosie në rrjetet sociale shkruan se asnjë ligj nuk mund ta cenojë bukurinë apo thellësinë e saj, perveq nëse i shërben ruajtjes […]

dhjetor 8, 2024 - 22:00
 0  6
Blerant Ramadani: Asgjë s’mund ta cënoj gjuhën tonë

Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me iniciativat për aborgimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ramadani përmes një porosie në rrjetet sociale shkruan se asnjë ligj nuk mund ta cenojë bukurinë apo thellësinë e saj, perveq nëse i shërben ruajtjes dhe zhvillimit, duke u kujdesur që ajo të mbetet një simbol i krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Ja postimi i tij:

Gjuha Shqipe mbart në vete historinë, traditat dhe shpirtin e një kombi që ka ruajtur identitetin e tij nëpër shekuj. Asnjë ligj nuk mund ta cenojë bukurinë apo thellësinë e saj, perveç nëse i shërben ruajtjes dhe zhvillimit, duke u kujdesur që ajo të mbetet një simbol i krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Gjuha shqipe është shtylla e identitetit tonë kombëtar, një thesar që na lidh me të kaluarën dhe na frymëzon për të ardhmen. Ajo mbetet autentike dhe e fuqishme, ashtu siç ka qenë gjithmonë, duke u përshtatur me sfidat e kohës pa humbur origjinalitetin. Gjuha shqipe është më shumë se fjalë, është fryma e një kombi që nuk resht së jetuari përmes saj.(INA)