Bllokohen rrugët, kanalizimet janë ngulfatur, oborre dhe bodrume të përmbytura – gjendja në Tetovë!
Nga qendra rajonale e Qendrës për Menaxhim me Kriza në Tetovë njoftojnë se kanë marrë njoftimin se për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, është bllokuar rruga lokale për fshatin Vicë të Tetovës në malin Sharr, transmeton TV21. Me ujë është mbushur edhe rruga në kazermën e Tetovës ku ka mbetur e ngujuar në veturë. Kanalizime […]
Nga qendra rajonale e Qendrës për Menaxhim me Kriza në Tetovë njoftojnë se kanë marrë njoftimin se për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, është bllokuar rruga lokale për fshatin Vicë të Tetovës në malin Sharr, transmeton TV21.
Me ujë është mbushur edhe rruga në kazermën e Tetovës ku ka mbetur e ngujuar në veturë.
Kanalizime të ngufatura ka në pjesën e qytetit, në Reçicë të Madhe.
Ka edhe oborre dhe bodrume të përmbytura.
“Shtabi komunal i krizës është aktiv dhe pritet intervenimi i në vendet e krizës, kurse nga QMK, gjithashtu, janë të njoftuar në Ndërmarrjen Publike Komunale Kanalizimi nga Tetova, të cilët njoftojnë se do të dërgojnë njerëz për intervenim. Situata ndiqet”, thonë nga QMK-ja.