Bogujevci: Listës Serbe iu mundësua prania në Kuvend nga PDK e LDK, nuk do duhej të ishte aty
Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, Saranda Bogujevci e ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, deklaroi se Lista Serbe nuk do duhej të ishte fare pjesë e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, prania e kësaj partie në Kuvend erdhi si shkak i PDK-së dhe LDK-së. “Më vjen keq të them, por të vetëm arsye pse Listën Serbe


Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, Saranda Bogujevci e ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, deklaroi se Lista Serbe nuk do duhej të ishte fare pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, prania e kësaj partie në Kuvend erdhi si shkak i PDK-së dhe LDK-së.
“Më vjen keq të them, por të vetëm arsye pse Listën Serbe e kemi në Kuvend është për shkak të dy subjekteve politike, PDK dhe LDK, që ia mundësuan me votim në KQZ. Nuk është dashtë ta kemi Listën Serbe fare aty, por ja tash ky ka qenë vendim i tyre“, tha Bogujevci.
Ajo mohoi pretendimet se VV po tenton votimin e fshehtë me qëllim të marrjes së 4 votave nga kjo Listë.
