Borxhi publik rreth 9 miliardë euro!
Nga informacionet e disponueshme thuhet se pritshmëritë e autoriteteve janë që borxhi publik me nivelin prej 66.4 për qind deri në vitin e ri do të ulet në periudhën në The post Borxhi publik rreth 9 miliardë euro! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nga informacionet e disponueshme thuhet se pritshmëritë e autoriteteve janë që borxhi publik me nivelin prej 66.4 për qind deri në vitin e ri do të ulet në periudhën në vijim. Duke marrë parasysh se Prodhimi i Brendshëm në vitin 2023 ishte 13 miliardë euro, kjo i bie që borxhi do të jetë 8 miliardë e 632 milionë euro, apo afër 9 miliardë euro
Borxhi publik i Maqedonisë do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një Strategji e re Fiskale e Shtetit për periudhën 2025-2029. Nga informacionet e disponueshme thuhet se pritshmëritë e autoriteteve janë që borxhi publik me nivelin prej 66.4 për qind deri në vitin e ri do të ulet në periudhën në vijim. Duke marrë parasysh se Prodhimi i Brendshëm në vitin 2023 ishte 13 miliardë euro, kjo i bie që borxhi do të jetë 8 miliardë e 632 milionë euro, apo afër 9 miliardë euro. Lufta kundër ekonomisë gri dhe rritja e arkëtimit të fondeve buxhetore, pra mbushja e arkës së shtetit, renditen si prioritete të shtetit. “Në vitin 2024 do të arrijë përfundimisht një nivel prej 66.4% dhe në vitet në vijim do të ulet gradualisht si rezultat i konsolidimit gradual fiskal dhe në vitin 2029 do të jetë nën kufirin e përcaktuar prej 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, theksohet në strategjinë fiskale.
“Gjithashtu, për të ulur rrezikun e shumës së garancive të lëshuara, përcaktohet një kufi i garancive të lëshuara dhe theksi vihet në projektet që janë të vetëqëndrueshme dhe gjenerojnë të ardhura, mbështesin rritjen ekonomike dhe mundësojnë konkurrencë më të madhe të ekonomisë vendase në suaza afatmesme”, thonë nga Ministria e Financave.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska pohon se qeveria ka plan për konsolidimin financiar të financave publike dhe zvogëlimin e deficitit buxhetor.
“Qëllimi i politikës fiskale është përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe mbështetja e aktivitetit ekonomik. Kjo do të arrihet përmes konsolidimit gradual fiskal, përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe mbajtjes së një niveli të lartë të shpenzimeve kapitale. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë mbështetjen e ekonomisë me investime në projekte infrastrukturore, duke ridizenjuar strukturën e financave publike, e cila do të dominohet nga një nivel i lartë i shpenzimeve kapitale, si dhe forcimin e transparencës dhe llogaridhënies”, shton ajo.
Nga ana tjetër, shteti duhet të kthejë gati tre miliardë euro apo 2.87 miliardë euro në tre vitet e ardhshme, për të shlyer borxhin e marrë në emër të katër eurobondeve. “Politika fiskale nëpërmjet financimit të deficitit buxhetor ka një ndikim të rëndësishëm në nivelin dhe qëndrueshmërinë e borxhit publik. Gjendja e borxhit publik më 31.12.2023 e shprehur në përqindje është 58,26 për qind e PBB-së, e llogaritur sipas parashikimeve të PBB-së të Ministrisë së Financave, ndërsa sipas të dhënave të publikuara për PBB-në e Entit Shtetëror të Statistikave në mars 2024 për tremujorin e katërt të vitit 2023, llogaritja e borxhit publik të shprehur në përqindje është 62.01 për qind e PBB-së. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Finançave për tremujorin e parë të vitit 2024, gjendja e borxhit publik me datën 31.12.2023 e shprehur në përqindje është 62.1 për qind e PBB-së”, theksojnë nga Revizori i Shtetit.
Në periudhën 2025-2028 do të maturohen eurobonot e emetuara, gjë që mund të krijojë pasiguri në efiçencën e shërbimit të borxhit për shkak të rritjes së nevojave financuese të shtetit, thuhet në analizën e Entit të Revizionit apo Auditimit.
Në vitin 2025 duhet të kthehet borxhi prej 500 milion euro me afër 97 milion euro kamata, në vitin 2026 do të kthehen 700 milion euro nga viti 2020 me 154 milion euro kamata, në vitin 2028 do të kthehen 700 milion euro të tjera nga viti 2021 me afër 80 milion euro kamata, dhe në vitin 2027 do të kthehen 500 milion euro me 140 milion euro kamatë nga viti 2023. Revizioni më tej thekson se Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk tregon nevojat reale bruto për financimin e shtetit, gjë që çon në zvogëlimin e transparencës dhe paraqitjen jo të plotë të të hyrave dhe shpenzimeve në buxhet.
Auditimi thekson se megjithëse nuk janë tejkaluar ende rregullat fiskale të përcaktuara me Ligjin e Buxhetit, niveli aktual i borxhit publik që i referohet borxhit prej afër 59 për qind si pjesë e PBB-së kërkon menaxhim të kujdesshëm të financave publike në të ardhmen përmes një niveli të qëndrueshëm të borxhit publik dhe një politike fiskale me një nivel të duhur të deficitit buxhetor.
Për të përmirësuar dhe avancuar procesin e shërbimit të borxhit publik, auditimi rekomandoi disa masa që përfshijnë analizën e kuadrit institucional për menaxhimin e borxhit publik për uljen e rrezikut operacional, paraqitjen e saktë të nevojave financiare në Buxhet, aplikimin e analizës së qëndrueshmërisë së borxhit gjatë krijimit të politikës fiskale, duke përcaktuar një metodologji të qartë për llogaritjen dhe analizën e borxhit për paraqitjen e detyrimeve afatgjata dhe afatshkurtra të interesit.
Në planin afatmesëm, politika fiskale parashikon një konsolidim fiskal me faza, ndërkohë që deficiti buxhetor reduktohet në përqindje të PBB-së. Pra, do të merren masa konsoliduese fiskale për të arritur një nivel të moderuar të borxhit.
Ndryshe, borxhi publik sipas definicionit paraqet deficitin e akumuluar buxhetor, ose gjendjen kur harxhimet publike të shtetit në nivel lokal dhe qendror , janë më të larta se të ardhurat shtetërore. Gjithashtu sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, shtetet me borxh publik deri në 40 për qind vlerësohen me borxh të ulët, ato me 40 deri 60 për qind të borxhit publik si pjesë e PBB-së si shtete me borxhe të matura, ndërsa shtetet me borxh më të lartë se 60 për qind e PBB-së si shtete me borxhe të larta. (koha.mk)
The post Borxhi publik rreth 9 miliardë euro! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .