Bozinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup u takua me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkovski. Takimi u zhvillua në vazhdën e The post Bozinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup u takua me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkovski. Takimi u zhvillua në vazhdën e sfidave të reja lidhur me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet evropiane të energjisë, integrimin e mëtejshëm të tregut maqedonas të energjisë në tregjet rajonale dhe evropiane dhe hapat e ardhshëm në reformat e sektorit energjetik
Ministrja Bozhinovska nënvizoi angazhimin e vendit për harmonizimin e politikave kombëtare energjetike me standardet evropiane.
“Rregulla të qarta dhe parashikueshmëri – kjo është kyçe për një sektor energjitik të qëndrueshëm dhe konkurrues. Po punojmë për zgjidhje ligjore që do të sigurojnë siguri për investitorët, do të përshpejtojnë procesin e tranzicionit energjetik dhe do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Ministrja Bozhinovska theksoi se reformat në sektorin e energjisë janë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, Në këtë kontekst, informoi se Projektligji për energjinë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER), duke lejuar konsultimin publik për finalizimin e tij. Drejtori Lorkovski shprehu kënaqësinë për transparencën e procesit
Takimi theksoi rëndësinë e zbatimit të përshpejtuar të paketës së integrimit të energjisë elektrike, e cila do të lejojë një parashikueshmëri më të mirë të tregut, optimizim të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare dhe stabilizim të çmimeve.
Drejtori Lorkovski përsëriti angazhimin e Komunitetit të Energjisë në mbështetjen e proceseve reformuese në vend, duke theksuar se harmonizimi i rregulloreve me direktivat e BE-së është kyç për integrimin më të shpejtë të tregut maqedonas të energjisë në flukse më të gjera rajonale dhe evropiane.
Ministria e Energjietikës mbetet e përkushtuar ndaj reformave që do të sjellin stabilitet, zhvillim dhe konkurrencë në sektorin energjetik të Maqedonisë.
The post Bozinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .