Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet për një arsye
Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të viteve 1990. Gjegjësisht, filmi “Seven Years in Tebet” e shtyu qeverinë kineze të ndëshkojë aktorin e famshëm dhe ai bazohet në një ngjarje historike nga mesi i shekullit të njëzetë. Filmi […]

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të viteve 1990.
Gjegjësisht, filmi “Seven Years in Tebet” e shtyu qeverinë kineze të ndëshkojë aktorin e famshëm dhe ai bazohet në një ngjarje historike nga mesi i shekullit të njëzetë.
Filmi u ndalua nga zyrat e censurës së Pekinit dhe nuk mund të shfaqej në Kinë për shkak të portretizimit negativ të vendit dhe ushtrisë.

Gjithashtu, aktorit të njohur i është ndaluar hyrja në Kinë nga viti 1997 deri në vitin 2014.
Filmi, i drejtuar nga Jean-Jacques Annaud, është një adaptim i autobiografisë së Heinrich Harrer, një alpinist austriak që la familjen e tij në 1939 për të shkuar në një ekspeditë në Himalaje. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, Heinrich dhe miqtë e tij u kapën nga ushtarët britanikë.
Vite më vonë, në 1944, ai arriti të arratisej dhe arriti në kryeqytetin e Rajonit Autonom të Tibetit, Lhasa, ku u takua dhe u miqësua me të riun Dalai Lama.
Të dy u bënë miq para pushtimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze në 1950.