Buxheti për 2025-ën i bën “copë” Ramën me opozitën
Buxheti i vitit 2025, për Prishtinën dështoi, kjo si shkak i mungesës së kuorumit, pasi dy partitë opozitare LVV dhe PDK e lëshuan sallën, kështu duke u bartur për një datë tjetër të pacaktuar, kjo pikë që përkon me financat e kryeqytetit. Nga PDK, kërkuan që ky proces të trajtohet me transaparencë dhe me llogaridhënie […]
Buxheti i vitit 2025, për Prishtinën dështoi, kjo si shkak i mungesës së kuorumit, pasi dy partitë opozitare LVV dhe PDK e lëshuan sallën, kështu duke u bartur për një datë tjetër të pacaktuar, kjo pikë që përkon me financat e kryeqytetit.
Nga PDK, kërkuan që ky proces të trajtohet me transaparencë dhe me llogaridhënie para qytetarëve, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç pikëpyetjeve të shumta që i theksuan lidhur me buxhetin dhe investimet, ata i irritoi edhe sjellja e kryetarit Përparim Rama, që u bë shkak të mos qëndrojnë më në seancë, njofton Klankosova.tv.
Sipas PDK-së, votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm nuk ka logjikë që të jetë në kuadër të mbledhjes së jashtëzakonshme por të rregullt. Për seancën e jashtëzakonshme të buxhetit të Prishtinës për vitin 2025, qeverisjen e Përparim Ramës nuk e kurseu as Lëvizja Vetëvendosje. Madje Vetëvendosje, veç për mos transparencë e bashkëpunim në përpilimin e buxhetit, akuzuan ekzekutivin prishtinas, se ky projekt buxhet si i tillë, përfaqëson interesat e ngushta, të kryetarit Rama.
Për vitin 2025, Buxheti i kryeqytetit është 128 milionë euro.