Foli me Radojiçiqin, Konjufca: Nuk dyshoj në Kusari-Lilën për tradhti kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt, raporton Ekonomia Online. Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiq, ka pësuar humbjen me të madhe në […]

qershor 6, 2024 - 13:01
 0  5
Foli me Radojiçiqin, Konjufca: Nuk dyshoj në Kusari-Lilën për tradhti kombëtare
foli-me-radojiciqin,-konjufca:-nuk-dyshoj-ne-kusari-lilen-per-tradhti-kombetare

foli-me-radojiciqin,-konjufca:-nuk-dyshoj-ne-kusari-lilen-per-tradhti-kombetare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiq, ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.

“Sa i përket Mimozës, personalisht ju them se së kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo emër tjetër. Tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, ju e dini që zoti Radojiçiq e ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë, këto dy vitet e fundit, ai ka humb gjithçka për shkak të vendosmërisë së Qeverisë mi shpartallu pronat milionëshe, tash ai po don me vazhdu këtë betejë në këtë mënyrë me zbeh intervenimin e Qeverisë në atë pjesë”, tha Konjufca.