Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me gjithë atë që po ndodhur rreth dyshimeve për parregullsi në Mitrovicë të Jugut dhe arsyetimin e kompanisë sllovene për fletëvotimet dhe shpërndarjen e tij nga KQZ. Cakolli ka thënë se secili fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit duhet të shpallet i pavlefshëm. Përveç kësaj

Nëntor 11, 2025 - 16:00
 0
Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene
Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene

Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me gjithë atë që po ndodhur rreth dyshimeve për parregullsi në Mitrovicë të Jugut dhe arsyetimin e kompanisë sllovene për fletëvotimet dhe shpërndarjen e tij nga KQZ.

Cakolli ka thënë se secili fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit duhet të shpallet i pavlefshëm. Përveç kësaj, Cakolli ka thënë se duhet të dihet saktë se sa fletëvotime të tilla janë, sa qendra votimi janë prekur dhe se a ka pasur ndikim në rezultat një gjë e tillë.

Pa një informatë të tillë ai thotë se askush, e në veçanti KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve.

Sqarimet e kompanisë sllovene dhe KQZ-së sipas Cakollit vetëm rrisin edhe më shumë habinë rreth rastit.

“Nëse as kompania nuk e di sa dengje dhe fletëvotime janë prekur, si mund të garantohet integriteti, kur ende rreth 75% e vendvotimeve të Mitrovicës nuk janë procesuar dhe fletëvotimet e dyshimta nuk janë verifikuar fizikisht?”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë:

Pikë së pari, çdo fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit me atë ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm. Por edhe kjo, në vetvete, nuk garanton se problemi është adresuar në tërësi. Sepse thelbi nuk është vetëm gabimi teknik, por përmasat e tij – pra, sa fletëvotime janë prekur, në cilat vendvotime, dhe a ka pasur ndikim në rezultat. Pa këtë informacion, askush – e sidomos KQZ-ja – s’mund të flasë për integritet të paprekur të zgjedhjeve.

“Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më të çuditshëm sa më shumë që i lexon. Sepse, mungesa e çfarëdo informate zyrtare nga KQZ-ja mbi shtrirjen reale të problemit, dhe bartja e tërë përgjegjësisë te kompania CETIS, që më shumë krijoi konfuzion sesa sqaroi me deklaratën e saj, është në vetvete tejet problematike.

Nëse as kompania nuk e di sa dengje dhe fletëvotime janë prekur, si mund të garantohet integriteti, kur ende rreth 75% e vendvotimeve të Mitrovicës nuk janë procesuar dhe fletëvotimet e dyshimta nuk janë verifikuar fizikisht?

Çdo deklaratë që e kufizon problemin tek “gabimi teknik” është, në këtë fazë, thjesht spekulim. E në një proces zgjedhor, s’ka më keq se kur një “gabim teknik” trajtohet si rrezik politik që duhet menaxhuar disi, në vend se si problem që duhet hetuar deri në fund.