Hill: Përshtypja ime ishte që Krasniqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK
Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e që takimi ishte organizuar nga përfaqësuesit e KDOM-it. Ndërsa, për lirimin e disa ushtarëve jugosllavë, dëshmitari tha se nuk e dinte se kush e beri për shkak se ishte problematikë të


Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e që takimi ishte organizuar nga përfaqësuesit e KDOM-it.
Ndërsa, për lirimin e disa ushtarëve jugosllavë, dëshmitari tha se nuk e dinte se kush e beri për shkak se ishte problematikë të dihej se kush ishte përgjegjës në UÇK, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Kjo ka qenë një problematikë e vazhdueshme me UÇK-në sepse ne nuk e dinim se kush ishte përgjegjës atje”, tha Hill.
Sipas dëshmitarit, ai mendonte se Krasniqi nuk ishte ndonjëri prej figurave kryesore dhe për lirimin e tyre kishte marrë udhëzime.
“Po. Këto janë mendime të pabazuara. Por, në mungesë të informacioneve të tjera, atëherë po”, tha Hill.
Avokati Aiden Ellis më pas e pyeti dëshmitarin se a ishte përshtypja e tij se Krasniqi nuk ishte ndonjë person i rëndësishëm në UÇK.
“Po, kjo ishte përshtypja ime”, tha Hill.
