Prokuroria urdhëroi fillimin e numërimit, anëtari i PDK në KQZ: Nuk kemi asgjë zyrtare, e shqyrtojmë a marrim pjesë
Anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi kanë qëndruar në Mitrovicë të Jugut pas dyshimeve në lidhje me fletëvotimet në Qendrën Komunale të Numërimit. Elshani për media tha se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht vendimin vazhdimin e numërimit në këtë qendër por që thotë se a do të kthehen PDK


Anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi kanë qëndruar në Mitrovicë të Jugut pas dyshimeve në lidhje me fletëvotimet në Qendrën Komunale të Numërimit. Elshani për media tha se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht vendimin vazhdimin e numërimit në këtë qendër por që thotë se a do të kthehen PDK aty, vendoset çka vendosin organet e partisë.
“Zyrtarisht ende nuk kemi pranuar atë komunikim dhënë momentin që e pranojnë konsideroj që gjitha organet e PDK do ta shqyrtojnë dhe do të ndërmirren hapat e mëtutjeshëm lidhur me procedimin se a to të marrin pjesë ekipet e numërimit në QKN. Ajo që ne dimë është se ekipet e numërimit gjatë ditës së djeshme janë larguar për shkak se nuk kanë dashur të nënshkruajnë formular dhe nuk kanë dashur të legjitimojnë një proces për atë që kanë dyshuar”, tha Elshani.
E sa i përket kërkesës së Fadil Nurës për t’i larguar anëtarët e PDK-së nga KQZ, Elshani tha se kjo i takon organeve të partisë dhe se ata delegohen nga Kryesia e partisë./EO
